Connect with us

Aktualitet

Iu dola borxhit/ Vuçiç gati për pushtimin e veriut – Shkrim nga NTV

Marc Weller, profesor i shquar i jurisprudencën në Universitetin e Kembrixhit në Britaninë e Madhe, ka shkruar një artikull të gjatë të publikuar, ku ka komentuar deklarimet e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiçi, në Këshill të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Sipas profesorit, që ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Ohër vitin e kaluar, Serbia po përgatitet të destabilizojë veriun e Kosovës dhe se tani Beogradi zyrtar ka ndryshuar kahun në formë dramatike. “Që nga java e shkuar, raportet mes Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar një kthesë të re. Mbi një dekadë është nënkuptuar se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe e padiskutueshme. Është e vërtetë se Beogradi mbronte qëndrimin se nuk e ka pranuar ekzistencën e Kosovës si shtet sovran por edhe e ka kufizuar fushatën e saj kundër Kosovës te nismat diplomatike. Tani Serbia e ka ndërruar kahun në formë mjaft dramatike. Pas, në dukje, përfshirjes së saj në incidentin serioz të sigurisë në veriun e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, tani me agresivitet po vë në pikëyetje ekzistencën e Kosovës shtet duke aluduar te përdorimi i forcës për ta riintegruar territorin.” – ka shkruar Marc Weller

Advertisement