Politike
Edi Paloka: Blinken, personazh qesharak, Soros ka blerë drejtësinë amerikane
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Tiranën më 15 shkurt, por në agjendën e tij nuk ishte parashikuar asnjë takim me përfaqësues të opozitës në vend.
Megjithatë, për deputetin demokrat Edi Paloka, kjo nuk ishte surprizë. I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, Paloka e cilësoi vizitën e Blinken në kryeqytet, si një qokë të bërë ndaj qeverisë.
“Vizita e Blinken tregoi atë që e paralajmërova që para se të vinte, ardhja një ditë para gjyqit të McGonigal, ato deklarata….Ky kryeministër që drejton qeverinë më të korruptuar…qenka udhëheqës shumë i mirë.”
Sipas Palokës, Blinken është aty ku është sepse është mik me prindërit e George Soros, dhe siç u shpreh deputeti demokrat, sekretari amerikan i shtetit erdhi në Shqipëri që të tregonte se kryeministri Rama ka mbështetjen e tij, pavarësisht se ç’po ndodh me çështjen e McGonigal në SHBA.
Demokratët mesa duket presin që të ndryshojë administrata në SHBA “me shpresën që do të kthehet Amerika e shpresës të së drejtës.”