Connect with us

Kronike

DINAMIKA/ Shkon në dy numri i shqiptarëve të vdekur në Itali

Përplasja me armë zjarri mes bandave ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Frosinones në Itali. Një bandë shqiptarësh është konfliktuar brenda një lokali me një bandë marokenësh dhe më pas kanë dalë jashtë lokalit ku ka pasur edhe të shtëna të shumta mes tyre.

Më herët u raportua se një nga shqiptarët humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën rëndë. Corriere della Serra raporton se numri i viktimave ka shkuar në dy. Viktima e fundit ka ndërruar jetë gjatë një operacioni që iu nënshtrua menjëherë pas plagosjes.

Ngjarja mësohet se ka nisur pasi anëtarët e bandës me origjinë marokene, mbërritën në lokal ku kanë nisur sherrin me shqiptarët që ishin të ulur në lokal. Dyshohet se bandat kishin mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme që menaxhojnë në Frosinone, duke filluar me atë të drogës.

Katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri i goditur në kokë, u shfaq menjëherë në gjendje shumë të rëndë: kur mbërritën ambulancat e 118, mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 40 minuta, por çdo përpjekje ishte e kotë, pasi ndërroi jetë në duart e tyre.

Menjëherë më pas, një tjetër nga grupi, i shpëtuar nga një ambulancë, por vdiq në spital gjatë operacionit në sallën e operacionit. Dy miqtë e tij, të plagosur në këmbë dhe gjoks, u shtruan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, dhe janë në kerkim nga autoritetet italiane.

Advertisement