Connect with us

Pinknews

“Të respektoj, të kam dashur”/ Egla dhe Meritoni bëjnë paqe?

Teksa finalja e madhe po afron, disa prej banorëve duket se po mundohen t’i lënë pas hatërmbetjet dhe të bëjnë paqe. Po flasim për Eglën dhe Meritonin të cilët kanë patur një raport më të afërt me njëri-tjetrin, pas eliminimit të Ilnisës. Sot teksa ishin ulur në oborr, Egla iu drejtua Meritonit se gëzon respekt për të prej faktit se nuk kanë stisur situata për të debatuar me njëri-tjetrin dhe është treguar i vërtetë, ndryshe nga Françeska apo Juli. Nga ana tjetër Meritoni i ka thënë se ka patur gjithmonë konsideratë për të si njeri, përpos debateve dhe përplasjeve të forta që kanë patur me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Meriton: E vërtetë është kjo.

Egla: Kjo(Françeska) kërkon debate me zor me mua. Ai (Juli) do të më njollosë duke stisur dhe ai situata. Dhe për mua 0 respekt për ata të dy.

Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbjen e gjithçka. Ta dish nëse dikë e kam dashur në këtë shtëpi dhe e kam respektuar, ka qenë e vërtetë, ke qenë ti.

Egla: Mos na bëj për të qarë tani. Nuk më prek dot fare. Je në një pellg loje Meriton.

Advertisement