Connect with us

Pinknews

“Kokë më kokë” në nominim me Heidin/ Romeo i bindur: Egla dëshiron që të eleminohet…

Aktori Romeo Veshaj është i bindur që Egla Cen oi dërgoi “kokë më kokë” në nominim atë dhe partneren e tij, Heidi Baçi për të shpëtuar këtë të fundit.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori u shprej se konkurrentja e ka bërë këtë veprim për të ta nxjerrë atë nga shtëpia.

“Unë e shikoj mënyrën sesi e ruan. Dhe ajo lëvizja dje nuk ishte për të nxjerrë Heidin por për të më nxjerrë mua për të plotësuar panoramën e saj në kokë”- tha Romeo.

Ndërsa Juli e mbështeti mendimin e Romeos, teksa u shpreh se Egla e ka treguar vetë që dëshiron që Heidi të qëndrojë në shtëpi, për të vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

Nga Egla? Po pra e tha dje more burrë. Tha dua që të rrijë Heidi këtu”– iu përgjigj Juli.

Kujtojmë se si lidere e shtëpisë Eglës iu dha avantazhi për të dërguar në nominim dy banorë, ku më i votuari nga publiku do të shkonte menjëherë në finale dhe tjetri do të përballonte për disa javë rresht disa nominime.

Megjithëse banorët nuk e dinë këtë informacion, me përjashtim të vetë aktores të gjithë mendojnë se nominimi është për të larguar njërin nga konkurrentët.

Advertisement