Connect with us

Rajon

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi, foshnja u hodh e gjallë në koshin e plehrave

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Greqi, ku babai hodhi në koshin e plehrave fëmijën e porsalindur.

Sipas mediave greke, nga analizat e kryera deri më tani, mësohet se foshnja ka qenë i gjallë kur është hedhur në kosh, teksa prindërit e rinj kanë pretenduar në polici të kundërtën.

Të dhënat e reja tregojnë se foshnja, përveç goditjeve në kokë, ka pësuar edhe goditje para vdekjes në zonën e qafës.

Dy prindërit e të miturit, janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje. Nëna 24-vjeçare ka deklaruar se kur e ka lindur foshnjën në një dhomë hoteli ku ajo punonte i ka rënë gjendje të fikët dhe nuk është përmendur ka gjetur foshnjën të pajetë dhe të maviosur.

“Ai nuk kishte puls dhe ishte i mavijosur. Më kapi paniku dhe vendosa ta hidhja dhe ta fusja në një qese plehrash. Është faji im, më vjen keq që e bëra, më vjen shumë keq”, ka thënë nëna. Vetë ajo ka kërkuar që të lirohet, pasi ka nevojë për vendin e punës sepse i kthen paratë në vendlindje për rritjen e fëmijës së saj të mitur, të cilin prindërit e rritin.

Ndërsa babai i foshnjës, ka deklaruar se ai nuk ka qenë i pranishëm në dhomën e hotelit kur ka lindur bashkëshortja e tij, ndërsa shton se nuk ka qenë as në dijeni se çfarë përmbante qesja e plehrave.

Ai ka pohuar se bashkëshortja e tij e ka zbuluar aktin e saj teksa ishin në taksi, duke u nisur drejt spitalit për t’i dhënë ndihmën e parë.

Megjithatë, të dy të pandehurit shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e foshnjës.

Advertisement