Connect with us

Kosova

Kolonia e fundit në Europë

Presidenti i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik tha se Bosnja dhe Hercegovina (BIH) është kolonia e fundit në Evropë, ku njerëz nga jashtë, të cilët askush nuk I ka zgjedhur, morën udhëheqjen, duke theksuar se ashtu siç nuk ka bashkëjetesë mes palestinezëve dhe hebrenjve nuk ka “as në mesin e serbëve dhe myslimanëve në BeH”

“Ne, politikanët vendas, thjesht shkojmë kot në zgjedhje, fitojmë ose humbim nuk ka rendesi, ata që nuk janë nga Bosnja dhe Hercegovina luajnë një rol kryesor” – deklaroi Dodik në një intervistë për Jerusalem Post.

Duke komentuar miratimin e fundit të rezolutës që vendos 11 korrikun si një ditë ndërkombëtare përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, Dodik tha se RS nuk ka ndërmend të jetojë me ata që punojnë për të diskredituar emrin serb.

“Ajo që ndodhi nuk mund të quhet gjenocid. Ekspertët te njohur, të cilët i kanë kushtuar gjithë jetën profesionale studimit të gjenocidit, kanë përcaktuar se ajo qe ndodhi ne Srebrenice nuk ishte gjenocid” – theksoi Dodik duke shtuar se I vetmi organ në BeH që ka autoritet të vendosë për punët e jashtme është Presidenca, e cila përbëhet nga tre anëtarë, dhe vlet tjau rikujtoje se BeH nuk ka iniciuar një vendim për miratimin e rezolutës, sepse nuk ka pasur vendim të Presidenca. Rezoluta e miratuar tashme, gjithashtu bëri që popujt e BiH të jenë më në konflikt se më parë. Nuk besoj se ky ishte qëllimi i iniciatorëve të rezolutës, por nuk mund t’u falet botëkuptimi që po përpiqen t’ua imponojnë qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës” – potencoi Milorad Dodik

Advertisement