Connect with us

Politike

Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës me mandatin dhe vulën

Nga Kreshnik Spahiu

Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike:
– zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarsisht mungesës 6 mujore në parlament.
– zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komiosioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundës SPAK
Të dyja pazaret Rama-Berisha ndodhën:
– në valën e të nxehtit 40 gradë kur njerzit janë në plazhe dhe nuk ndjekin politik
– në kulmin e kampionatit Europian kur njerzit shohin futboll dhe jo politik.
– në valën e disa skandaleve, kur SPAKU po ju bën rreshtore të dy palve.
– dy javë përpara se të mbërij ambasadori i ri amerikan David Kostelançik.

Pse Rama po mban një standard ndryshe nga Arben Ahmetaj që ju hoq mandatin pasi nuk shkoi në parlament 6 muaj?

Po pse kjo zbythje e Edi Ramës në luftën kundër Non-Gratave?

Sepse ata në thelb nuk ka qënë kurrë kundër njëri-tjetrit. Marrveshja e tyre e 2008 me ndryshimet Kushtetuese dhe SItemin elektoral vazhdon.
Ajo u rinivua 2 muaj më parë dhe pika kryesore ishte Amnistia penale e njëri-tjetrit.
Çdo pikë e marrveshjes synon, arriten e qëllimit që drejtësia e re të mos i prek.
Marrveshja Rama-Berisha garanton “paprekshmërinë”.
Rama po i jep çdo gjë Berishës: Vulën, partinë, mandatin, buxhetin, logon, bllokimin me komision të SPAK etj etj.

Pyetja 1 milion është: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës?

Fatura politike do të jetë e lartë.
Berisha duhet hesht pas zgjedhjeve dhe të pranoj humbjen duke qetësuar turmat se do fitojnë pas 10 vjetësh kur të bëhet 94 vjeç.
Berisha duhet mbaj peng opozitën pa parti të reja dhe ta mbaj aty në opozitë deri sa të vdes.
Berisha duhet ja lërë partinë vajzës sepse Rama ka interes të vazhdoj ndeshjen e shitur me kundërshtar Non-Grata nga amerikanët.

Me pak fjalë Rama sapo fitoi zgjedhjet në tavolinë. Votimi në Prill do jetë formal se rezultati dihet. Kjo ndeshje politike është e trukuar.
Rama e ka blerë portierin e ekipit kundërshtar.
Por ndryshe nga blerja me lekë e futbollistëve, ai e bleu Berishën me klering, fare lirë sepse e kapi peng me dosjet e tij.
Okazion i gjësë gjallë, me ulje çmimi sezonal.
Loja vazhdon….
Populli voton, Rama-Berisha numëron.

Advertisement