Sport
Spanjollët presin kombëtaren pas suksesit në Euro 2024, festë në rrugët e Madridit
Kampionia e Evropës Spanja zbarkoi në Madrid pasdite e të hënës. Skuadra u nis drejt qytetit për të pritur mirëseardhjen dhe urimet e mbretit Felipe, ndërsa sheshi Cibeles po mbushej me fansa. Më pas ishte radha e kryeministrit Pedro Sanchez dhe pas tij përqafimi i fansave, fillimisht në autobusin e hapur dhe më pas në skenën e përgatitur për këtë rast në Cibeles.