✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Gonxhja uron 28 Nëntorin: Çdo vizitor europian largohet nga Shqipëria me bindjen se ky vend është Europë

Ministri Blendi Gonxhja ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vënë në qendër mikpritjen shqiptare dhe promovimin e vendit përmes turizmit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gonxhja përmendi destinacione të ndryshme turistike, nga Thethi dhe Berati deri në brigjet e Jonit, duke theksuar se vizitorët europianë po e njohin Shqipërinë jo vetëm përmes bukurive natyrore dhe historisë, por edhe përmes traditës së mikpritjes.

Ai falënderoi familjet shqiptare që hapin dyert për vizitorët dhe shtrojnë tryezën për miqtë, duke e mbyllur mesazhin me urimin për festën e Pavarësisë.

“Deri pak kohë më parë Europa na njihte nga hartat. Sot na njeh nga oborri dhe tryeza e shtepisë sonë. Çdo vizitor europian që ulet në një bujtinë në Theth, shëtit në Berat a lundron në brigjet e Jonit, kthehet në shtëpi duke ditur diçka që ne e dimë prej kohësh: ky vend është Europë. Sot dua t’i uroj tëra ata që hapin dyert nga Vermoshi ne Butrint. Familjet që shtrojnë bukën për mikun.  Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe miq paçi gjithmonë!” tha Gonxhja.

Advertisement