✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Merre, merre”/ Policia futet mes protestuesve, nis shoqërimet me dhunë

Policia ka nisur shoqërimin e protestuesve në zonën e sheshit “Skënderbej”, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, një protestues shihet teksa shoqërohet nga disa efektivë policie në zonën përpara Bashkisë së Tiranës.

Ndërhyrja e policisë vjen në një moment kur tensionet në kryeqytet vijojnë, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Advertisement