Connect with us

Shkrime

Britania në Kosovë vendos pikat mbi ‘i’

Ish-ministri britanik, Denis Macshane, ka komentuar rolin e SHBA-ve për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mund te diktojnë më te Bashkimi Evropian se cilat politika duhet të ndjekë. Ajo që kanë në dorë ata është që të marrin masa më të forta dhe të sanksionojnë udhëheqësit serbë.

Në vazhdim të kësaj MacShane u shpreh se e gjithë situata që po krijohet është e autorizuar nga presidenti Putin, i cili do qe të shtrijë ndikimet e tij edhe në Ballkan.

“Putinit nuk i intereson nëse disa pushkë dhe plumba arrijnë nga Serbia në Kiev. Gjëja e rëndësishme është që Vuçiç të vazhdojë të jetë një forcë anti-Perëndimore dhe një forcë anti-demokrate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – deklaroi ish ministri britanik duke përforcuar qëndrimin e tij se prioriteti i Rusisë është destabilizimi dhe prishja e balancës në Bashkimin Europian, e veçanërisht në Ballkan.

Krahas kësaj, ish-ministri dëshmoi se ka komunikuar me presidentin Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, për të kërkuar një strategji që do të mund t’i ushtronte presion kreut serb.

“Kam folur me Biden për Ballkanin Perëndimor. Ai e njeh rajonin, është shumë mbështetës, por duhet të kemi një udhëheqje të SHBA-së që mund t’i ushtronte vërtet presion Vuçiç” – deklaroi MacShein, sipas te cilit, për momentin mundësia më e mirë është që Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç të përpiqen të zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara.

Ish-ministri britanik për Europën, Denis Macshane, duke komentuar rolin e negociatorëve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, theksoi se zgjedhja e sllovakut Miroslav Lajçak dhe spanjollit Josep Borrell, si drejtuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte një koincidencë e cuditshme që ata vinin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe u shpreh se origjinia e tyre mund të kete ndikuar në qasjen që ata paten ndaj dialogut.

“Unë mendoj se ishte një koincidencë. Po, ka probleme në Spanjë, dhe padyshim mund të thuhet, “Nëse Kosova bëhet e pavarur, po Katalonia pse jo? Por kynuk është një krahasim. Mendoj se është më pak e pranueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë të thonë se ka një problem me pakicat e tyre të respektuara etnike në Hungari, dhe ata kërkojnë trajtim për të mirë ndaj tyre. Por kjo nuk është njësoj si të thuash, “Ne do të ndihmojnë Serbinë për të justifikuar luftën e saj brutale të agresionit, vrasjet masive, vrasjet gjenocide ne Srebrenicë, dhe të gjithë shembujt e tjere te njejte në Kosovë. Ne nuk duhet t’i harrojmë të gjitha këto. Mendoj gjithashtu se ndoshta edhe ne Prishtinë, njerëzit po luajnë lojërat e tyre politike, sepse dihet si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin te drejtosh qeverine…Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet” – potencoi ish ministri britanik.

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Europën, zbuloi provokimet që po thur Serbia në veriun e Kosovës. Sipas tij, këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila sipas tij, po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjske.

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe.”  – deklaroi Denis MacShane

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, ai tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë.”  – theksoi ish ministri

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, e si për fat të keq, ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve.

“Nuk kemi gjetur koma dikë në Kosovë që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe.” – potencoiish-ministri britanik për Europën.

 

 

Advertisement