Sport
Roma gati 35 milionë euro për “bomberin” ukrainas
Mund të konsiderohen transferime të madh.Pas siguruan shërbimet e francezit Enzo Le Fee dhe Matias Soule, “Verdhekuqtë” e Roma janë hedhur në sulm për një tjetër përforcim këtë herë në repartin e sulmit, i cili është dobësuar goxha pas largimeve të Romelu Lukaku e Andrea Bellotti.Emri i radhës është “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha, mes sulmuesve të Evropës sezonin e kaluar, teksa shënoi plot 24 gola e dhuroi 8 asistime, në 36 sfidat e LaLiga, me skuadrën e tij Girona.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, “Verdhekuqtë” janë në faza të avancuara negotiacatash me spanjollët, teksa kanë bërë edhe ofertën e tyre të parë prej 35 milionë eurosh.Në krahun tjetër, Roma përfiton edhe nga pëlqimi i “bomberit”, me të cilin kanë arritur akordin për një marrëveshje 5-vjeçare, paga e së cilës ende nuk është bërë e ditur.Tashmë nuk mbetet asgjë tjetër përveç se dy klubet të arrijnë akordin përfundimtar, për të transferuar “Këpucën e Artë”, të sezonit të fundit, të La Liga, në një aventurë të re.