Connect with us

Sport

Barcelona ndryshon mendim për Lenglet

Pas dy vitesh në huazim te Tottenham dhe Aston Villa, një përpjekjeje të dështuar transferimi në Arabinë Saudite dhe gjithashtu në Premier League e Ligue 1, Clément Lenglet, i lidhur me Barcelonën me kontratë deri në vitin 2026, mund të bëhet një nga lojtarët qendrorë të ekipit katalanas në sezonin 2024-2025.Hansi Flick ka treguar se di ta shfrytëzojë sa më shumë lojën dhe përvojën e tij, edhe pse nuk ka mjaft opsione në qendrën e mbrojtjes deri në këtë pikë, zbulon “Mundo Deportivo”. Lenglet ishte i huazuar te Tottenham Hotspur për sezonin 2022-2023.

Ky transferim i dha atij mundësinë për të rinisur veten në një ligë të re, Premier League. Ai ka pasur një ndikim pozitiv, duke demonstruar aftësi të mira për t’u përshtatur me futbollin anglez dhe ofruar qëndrueshmëri në mbrojtje për skuadrën e Antonio Contes. Ai bëri 35 paraqitje me 1 gol, duke ndihmuar në përmirësimin e stabilitetit mbrojtës të Tottenham.Përvoja e tij e dytë në Premier League ishte më pak pozitive, duke pasur parasysh se tek Aston Villa luajti vetëm 14 ndeshje në kampionat, plus 11 në kupat e ndryshme. Në karrierën e tij ka gati 400 paraqitje profesionale, me 21 gola.

Advertisement