Connect with us

Aktualitet

Vangjeli tregon takimin e fundit me Gerti Bogdanin: U përshëndetëm në semafor, menduam se do…

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar në studionin e emisionit “Top Story” në Top Channel, ku foli për takimin e fundit me ish-deputetin e PD-së, Gerti Bogdani.

Teksa rrëfente me zë të dridhur përshëndetjen me Bogdanin në një kryqëzim në kryeqytet një ditë më parë, Vangjeli tha se “Ikja e Gerit ishte e pakohë”. Ndër të tjera ai tha se Gerti i meritonte fjalët e mira, pasi ishte një ndër të paktët politikanë normalë.

“U shkëmbeva me Gertin dje në një kryqëzim, secili me telefon në vesh. U përshëndetëm dhe askush nuk e uli telefonin me idenë se do përshëndetesha në kryqëzim tjetër, njësoj siç shkëputet telefona shkëputet jeta e njeriut.

Në të tilla raste thua ‘jo gjithmonë të vdekurit kanë të drejtë’, Gerti i meritonte fjalët e mira. Sot mund t’i thuhej edhe dje.

Gerti ishte nga të rrallët politikanët normalë. Njerëzit që flasin me zë të ulët në Tiranë janë pak, dhe dëgjohen pak. A ia vlente e gjithë kjo luftë? Që duket sikur në Shqipëri po vendosen fatet e të gjithë botës. Kjo është dramatike.

Është një nga ato momente që është e vështirë të flasësh dhe të hysh nën lëkurën e një bashkëshorteje dhe nëne. Unë njoh edhe atin e Edlirës. Ka diçka që mund të thuhet, bindja e hershme, njeriu është më i fortë se guri. Gerti ka replikën e tij në dy krijesa njerëzore”, u shpreh ai.

Advertisement