Lifestyle
Çfarë nuk duhet t’i thoni partnerit kur ai është me nerva
Shumica prej jush me siguri janë gjendur në një konflikt me partnerin, pasi nuk e kanë kuptuar që ai nuk është në humor dhe kanë thënë fjalë që e kanë bërë atë akoma edhe më shumë me nerva. “Puna” e partneres (dhe anasjelltas), kur gjysma e tij më e mirë nuk ka kaluar një ditë të këndshme është ta bëjë atë ta kalojë sa më lehtë një situatë të caktuar. Prandaj, është e rëndësishme të dini se çfarë nuk duhet t’i thoni partnerit kur nuk është në ditën e tij më të mirë:
Minimizimi
Mos e minimizoni situatën. Mos i trajtoni problemet ose arsyet pse ai është me nerva si të parëndësishme. Frazat e tipit “Nuk është asgjë”, “Pse po e bën kaq të madhe” duhet shmangur, sepse nëse i thoni, ai do të mendojë se ndjenjat e tij nuk kanë rëndësi për ju.
Ankesat
Sapo ai fillon të shfryhet tek ju për arsyen që e ka bërë me nerva, filloni të tregoni edhe ju problemet tuaja, shkruan class.al. Nuk është momenti i duhur. Duhet ta dëgjoni me vëmendje partnerin, pasi në këtë rast ai ka nevojë për ndihmë.
Tërheqja
Është e vërtetë që kur njerëzit bëhen nervozë, thonë edhe fjalë që mbase nuk i mendojnë. Mirëpo, nëse gjatë komunikimit me partnerin ju vendosni të tërhiqeni, duke i thënë se “Diçka nuk është në rregull me ty”, kjo gjë do ta bëjë atë të ndihet më keq. Mundohuni t’i qëndroni pranë, në vend që të tërhiqeni.