Aktualitet
Helena Kadare rrëfehet: Lexova ditaret e Ismailit dhe u mërzita! Ja çfarë kishte shkruar
Shtëpia studio Kadare Agolli nuk ju përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës. Bashkëshortja e kolosit të madh të letrave, Isamil Kadare, Helena Kadare në një intervistë për “Excluzive” në Top Channel, rrëfeu përjetime nga shtëpia e kthyer në muze.
“I pëlqente ai apartament, se u bë me shumë sakrifica. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me ata në shkallën ku jetonim ne. Më tha mua ‘kjo s’është shtëpia jonë’, i thashë po pse? “se s’ka divanet”, thoshte. Priste të shihte shtëpinë për t’u jetuar. Nuk shko asnjëherë ta shikojë, vetëm kur e mbaroi. Ishte i mendimit “nuk është puna ima, është puna e atij që e ka marrë përsipër”. Kështu ndodhet edhe kur librin e tij “Prilli i thyer” u bë film nga një brazilian. Më kujtohet një letër e Besianës që e pashë kur vajta në shtëpi dhe aty thuhej “Mami me babin mbyllen gjithnjë në dhomë dhe ata thonë disa sekrete që ne nuk i dëgjojmë”. Pavarësisht se jeta jonë ishte e gëzueshme, lajmet ishin të tmerrshme. Kishte ngjarje të trishtueshme në sfond. Vepra e tij kryesore është shkuar para atij oxhakut. Ai nuk e ndryshoi kurrë sistemin e të shkruarit.