Connect with us

Kosova

Trump me KUPEN E TRAGJEDISE/ Paralajmërimi i Daniel Serwer për Kosovën

Duke analizuar se çfarë kontribuoi në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe fitoren bindëse të Donald Trump, Daniel Server, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, tha se në të kanë ndikuar disa faktorë dhe një prej tyre është sigurisht zhgënjimi me ekonominë, veçanërisht norma e inflacionit ne SHBA.

Serveri gjithashtu theksoi se fitorja e Donald Trump do kete implikime serioze edhe ne Ballkanin Perendimor, sepse ndarja e disa rajoneve në Ukrainë do të jenë precedent për ndarjet e territorit në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Serveri foli gjithashtu edhe për ndryshimet në politikën e jashtme të SHBA-së që mund të pasojnë fitoren e Trump.

“Unë pres që Trump të ofrojë mbështetje edhe më të pakushtëzuar për Izraelin. Por mendoj se ndryshimi i parë më dramatik do të jetë ai për Ukrainën. Besoj se Trump do tju ofrojë rusëve një pjesë të Ukrainës për t’i detyruar ata të ndalojnë luftën me shume se 2 vjecare. Këtë e ka bërë të ditur gjatë fushatës parazgjedhore dhe ndoshta do të ketë sukses ta arrijë” – ka deklaruar Server.

Advertisement