Connect with us

Politike

Edi Paloka: Po ju jap një lajm, kam informacione që Trump do i heqë non gratën Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, u shpreh gjatë një interviste se selia blu është e bindur që administrata e re nën drejtimin e Donald Trump do ta heqë “non gratën” ndaj Sali Berisha.
Paloka u shpreh se demokratët kanë të gjitha arsyet që të jenë të gëzuar për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë
“Po ju jap madje dhe një lajm meqë jemi këtu. Po! Jo kemi besim, por jemi të bindur që administrata e re do ta heqë “non gratën“ për Sali Berishën dhe këtë nuk e them jashtë informacioneve dhe shumë shpejt madje do të shihni dhe reagime të tjera që vijnë pikërisht si efekt, dhe flas për reagime nga Europa dhe jo vetëm, si efekt i zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe largimit të influencës së Sorosit. Kështu që kishim të gjitha arsyet dhe kemi të gjitha arsyet të jemi të gëzuar dhe entuziastë për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Paloka.

Advertisement