Lifestyle
“E Ardhmja Është Vajzë” Një format i dedikuar femrës për sakrificat e jetës, rrëfime emocionuese po aq dhe…
Ashtu siç është njoftuar më herët, sonte në orën 21:00 të mbrëmjes në ekranin e “ABC”, nis transmetimin emisioni më i ri i titulluar “E Ardhmja është Vajzë”!, nën drejtimin e moderatores Ermira Çausholli.
Formati i këtij emisioni i dedikohet vajzave por edhe djemve, në të cilin do të marrin pjesë personazhe po aq unik, sa sfidat që kanë përjetuar gjatë jetës.
Do të gjejnë hapësirën historitë e suksesit, por jo vetëm.
Në çdo të mërkurë, “E ardhmja është Vajzë” do të shoqërojë publikun deri në fund të sezonit, në qershor të vitit të ardhshëm, ku në çdo takim nuk do të mungojnë surprizat.
Si një nga risitë më të fundit të televizioneve shqiptare, krahas ekranit të ABC, ky emision do të transmetohet edhe në “RTV 21” në Kosovë dhe në “RTV 21” në Maqedoninë e Veriut, ndërsa çdo histori do të ketë hapësirën e saj dhe në abcnews.al.
Programi është i ideuar në formën e një konkurrimi mes personazheve që do të marrin pjesë, dhe me sfidat që do të përballen do të arrijnë të përmbysin stereotipet dhe paragjykimet.
Në programin që do të na shoqërojë deri në fund të sezonit, do të zgjidhet gruaja e vitit, duke i besuar votës së publikut.
Në takimin e kësaj të mërkure, emisioni do të trajtojë historinë frymëzuese të Aurela Hotit, përballë së cilës qëndron këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, si një nga konkurrentet VIP që nuk do të mungojë në asnjë takim.
Mes muzikës së Rei Bezhanit, opinionistëve Enton Abilekaj dhe Erion Kristo, mes lotësh dhe gëzimit, “E Ardhmja Është Vajzë” tërheq vëmendje të veçantë që nga promo e realizuar për formatin.
Një format që jo vetëm i mungonte ekranit, por që përcjell gjithë emocionet dhe forcën që çdokush dëshiron ta gjejë brenda vetes, për të ecur përpara!
Për të zbuluar më shumë ndiqni “ABC”, sonte në mbrëmje ora 21:00.
Surprizat sapo kanë filluar!
n.d./abcnews.al