Aktualitet
FOTO/ Bien reshjet e para të dëborës në Korçë, zbardhet Dardha
Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku është zbardhur fshati i Dardhës. Sipas raportimeve reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.
Reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren. Ndërkohë termometri në të gjithë qarkun e Korçës ka shënuar vlera të ulëta të temperaturave.