Aktualitet
“Askush nuk ndërhyri”/ Sherri tragjik midis 14-vjeçarëve, trondit dëshmitarja
Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.
Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.
Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuq, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.
“S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor. Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua.”, tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes.