Connect with us

Politike

Protesta e radhës e opozitës/ Paloka: Bllokim total të Tiranës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tregoi skenarin e protestës së radhës së opozitës. Ai tha se edhe në këtë protestë do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës, ku qytetarët do të marshojnë në akset kryesore të kryeqyetit me qëllim paralizimin e qarkullimit.

“Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.

Nga ndërkombëtarët ka një ndryshim në qëndrime. E mbani mend dikur që sa herë njoftonim një protestë vinin reagimet, përjashto njoftimet rutine të ambasadës së USA, por nga shigjetat që vinin…këtë kemi kohë që nuk e dëgjojmë më. Kemi dy rezoluta që janë shumë të rëndësishme, PPE drejton Europën, ka rëndësinë e vet cilësore”, tha ai.

Opozita do të protestojë sërish të martën më 26 tetor me mosbindjen civile të radhës. Protesta do të nis në orën 17:00, por ende nuk ka informacion sa do të zgjasë.

Advertisement