Politike
Sipas gazetarit Bledian Koka, Ambasada Amerikane i ka kërkuar ndihmë Sali Berishës, ja për çfarë
Gazetari Bledian Koka, ka folur për mesazhin e SHBA ndaj Berishës para zgjedhjeve.
Ai gjithashtu ka zbardhur dhe diskutimet nga takimet e deputetëve të PD me Ambasadën amerikane.
“Ideja që ne nuk bashkëpunojmë me ‘non-grata’-t, ka rënë si narrativë. Nga koha kur Yuri Kim doli në derën e PD dhe u tha demokratëve që nëse ata shkoni mbrapa Sali Berishës, do ‘hajnë bar’, kjo ka ndryshuar dhe kanë rrjedhur shumë ujëra, ujëra që treguan se demokratët që ‘hanin bar’ kishin të drejtë.
Sa i përket takimeve e 3 ditëve më parë me delegacionin e PD, anëtarët kanë shprehur pikëpamje të ndryshme.
Tomor Alizoti ka folur mbi shqetësimin më të madh që ka Shqipëria dhe partnerët tanë, ajo e ekzistencës së bandave kriminale.
Këtë shqëtësim e shof të pasqyruar në deklaratën e bërë të Van Horf në Facebook të Ambasadës amerikane, ku flet për nevojën që Shqipëria të nxisë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë, të nxisë palët të angazhohen në mënyrë kontruktive në proces politik që është i barabartë për të gjithë”, tha Koka.
Sipas tij, Berisha nuk pret gjë nga Ambasada amerikane.
“Ata që presin diçka është vetë Ambasada amerikane nga Sali Berisha. Ambasada ka kërkuar një vetëpërmbajtje të Berishës në raport me qëndrimin me reformën në drejtësi. Berisha nuk i ndihmon dot në këtë hall të madh që ata nuk e kanë më Berishën”, u shpreh gazetari Bledian Koka.