Connect with us

Lifestyle

FOTO/ Lamtumirë përmbytje! Arkitektët projektojnë “ndërtesa që lundrojnë në oqeane”

Ndryshimi i klimës po i bën qytetet më të rrezikuara ndaj përmbytjeve. Sipas një studimi të vitit 2019, nivelet globale të deteve pritet të rriten nga 2 në 7 metra, deri në vitin 2100, e ku të paktën 190 milionë njerëz mund të jetojnë në zona të përmbytura.

“Nëse gjetjet tona qëndrojnë, komunitetet bregdetare në të gjithë botën duhet të përgatiten për një të ardhme shumë më të vështirë sesa mund të parashikohen aktualisht”, paralajmëroi studimi.

Një hulumtim i veçantë arriti në përfundimin se nëse bota nuk bën asgjë për të ngadalësuar rritjen e nivelit të deteve, përmbytjet mund të shkaktojnë dëme me vlera të mëdha globale.

Kërcënimi nga përmbytja po ndryshon mënyrën e ndërtimit të qyteteve, dhe arkitektët po përshtatin planet e tyre me një realitet të ri klimatik. Duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe teknika të reja, këto dizajne, nga e gjithë bota, do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në një të ardhme ku përmbytjet mund të jenë shumë të përhapura.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *