Connect with us

Bota

Orteku përpin grupin e alpinistëve në Itali, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur në Piemonte

Pesë persona u përfshinë nga një ortek në lartësi të madhe në zonën Punta Valgrande në Verbano-Cusio-Ossola, dhe për fat të keq tre prej tyre vdiqën. Dy personat e tjerë të përfshirë në Alpet Lepontine u plagosën dhe u gjetën nga ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërguan me helikopter në spital.

Alarmi është ngritur në orët e para të pasdites së djeshme, kur disa dëshmitarë në vendngjarje kanë lajmëruar shërbimet e shpëtimit pasi kanë parë skenën e tmerrshme të ortekut që perpiu grupin. Trupat e Shpëtimit Kombëtar Alpin dhe Speleologjik dhe ata të Shpëtimit Alpin të Guardia di Finanza u mblodhën në vendngjarje por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë për tre personat e vdekur.

Sipas raporteve fillestare, orteku u shkëput përgjatë kreshtës lindore të Punta Valgrande, rreth 2850 metra mbi nivelin e detit. Në vendngjarje u dërguan helikopterë me teknikë të shpëtimit alpin, të cilët skanuan zonën me Artva, aparati i kërkimit të ortekëve që sinjalizon praninë e njerëzve të bllokuar nën dëborë. U lajmëruan edhe ekipet e qenve, ekspertë në kërkimin e njerëzve nën dëborë, por bora e ortekëve nuk u shpëtoi tre të viktimave.

Advertisement