✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

SKANDALI VIDEO/ ADI HILA SHKATERROI HARDISKUN E KAMERES-PROKURORIA

Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen që lidhet me video-skandalin e kompozitorit Adi Hila. Sipas informacioneve,  çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo.

Në kuadër të hetimit janë depozituar dy kallëzime në polici. Adi Hila ka pretenduar se është hakeruar, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e këtyre kallëzimeve, hetimi përfshin disa vepra penale, mes tyre hyrjen e paautorizuar në sistemet kompjuterike, të pretenduar nga Hila, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës.

Ndërkohë, hetimi është zgjeruar edhe me një tjetër vepër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kjo pjesë e hetimit lidhet me një hard-disk të sekuestruar nga policia gjatë veprimeve paraprake. Sipas informacioneve, kur autoritetet kanë tentuar ta këqyrin pajisjen, kanë konstatuar se ajo ishte dëmtuar.

Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se hard-diskun e kishte shkatërruar vetë. Sipas deklarimit të tij, ai kishte vepruar në këtë mënyrë pasi nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se persona të tjerë mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Në zhvillimet më të fundit, edhe aktorja Monika Lubonja ka bërë të ditur se ka depozituar kallëzim penal ndaj Adi Hilës.

Pas hedhjes së shortit, hetimi i çështjes do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo. Sipas informacioneve, pas dokumentimit fillestar të dosjes, Prokuroria pritet t’ia delegojë sërish Policisë së Tiranës një pjesë të veprimeve hetimore, duke përcaktuar edhe detyrat që duhet të kryhen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement