Connect with us

Politike

Presidenti Begaj përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza: Zbatimi i plotë, thelbësor për paqen

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Në një postim në rrjetin social X, Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.

“Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon.”- shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.

 

Advertisement