Connect with us

Rajon

INTERVISTA/ Deputeti gjerman për situatën në Serbi: Vuçiç viktimë e mendjemadhësisë

“Sfida më e madhe do të jetë parandalimi i degjenerimit të Serbisë në anarki. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që institucionet e Bashkimit Evropian (BE) të fillojnë seriozisht të ndihmojnë te strukturat politike në Serbi për të ndërtuar institucione funksionale të modeluara sipas shteteve demokratike të BE-së” – keshtu tha Josip Juratović, deputet gjerman dhe kryetar i Komitetit për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për median serbe ‘Danas’.

I pyetur për të komentuar ngjarjet aktuale në Serbi, Juratoviq deklaroi se pas 40 vitesh bredhje nëpër shkretëtirën e nacionalizmit, Serbia më në fund ka hyrë në rrugën që të çon në tokën e të drejtave dhe lirive.

“Protestat e tanishme janë të ndryshme nga të gjitha të mëparshmet sepse nuk udhëhiqen si zakonisht nga partitë politike apo shoqëritë civile, edhe pse janë të pranishme, por nga studentët, pra fëmijët e Serbisë që kanë marrë përgjegjësinë për të ardhmen e tyre në duart e tyre”, theksoi Juratoviq.

I pyetur se çfarë mendon për stilin aktual të qeverisjes së Aleksandër Vuçiqit, ai u shpreht se ai prej kohësh ka menduar se regjimi i Vuçiqit do të shpërthejë.

“Ai u bë viktimë e mendjemadhësisë së tij se mund të zëvendësonte institucionet shtetërore dhe e shpalli veten perandor, por të gjithë mekanizmat e tij të sundimit autokratik po dështojnë, veçanërisht ato përmes mediave besnike, sepse ai nuk ka armiq me emër dhe mbiemër, por po lufton kundër një tufe bletësh të inatosura, pra fëmijëve të kombit të tij, kombit për të cilin gjoja sakrifikon aq shumë”, theksoi Juratoviq duke shtuar se “Aleksandar Vuçic nuk e ka kuptuar ende se asgjë nuk po e ndihmon më, as aleatët politikë të jashtëm dhe as të brendshëm, as aktrimi i tij teatror në skenat botërore dhe vendase, as banditë e partisë së tij”.

Advertisement