Connect with us

Kronike

E rëndë/ Makina përplas 2-vjeçarin në rrugë, fëmija humb jetën në spital

Rreth orës 17:30, një ngjarje tragjike ndodhi në Kamëz, ku një i mitur rreth 2 vjeç, i dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës nga familjarët, humbi jetën pas aksidentit me një automjet.

Drejtuesi i automjetit ende nuk është identifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri u plagos rëndë pas aksidentit, duke rezultuar në vdekjen e tij në spital.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti dhe për të identifikuar autorin e aksidentit.

Advertisement