Connect with us

Kosova

Tragjedia në Koçan, reagon Kurti: Thellësisht i dëshpëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një shpërthim zjarri në një klub nate i mori jetën së paku 59 personave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shprehu pikëllim të thellë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu uroi shërim të shpejtë dhe të plotë për të lënduarit nga ky incident tragjik.

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të dhjetëra jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

Advertisement