Connect with us

Rajon

FOTO/ Klubi i natës ishte në një ndërtesë të vjetër. Çfarë la pas tragjedia me 59 të vdekur

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Ministrit për punë të Brendshme në Maqedoni, Pançe Toshkovski është lëshuar vendim për ndalim për katër persona të dyshuar.

Sipas Ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari ka qindra të lënduar, prej të cilëve ka edhe në gjendje kritike. “Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. 18 janë në gjendje kritike.

  • foto galeri

Kryeprokurori Ljupço Kocevski tha se janë duke u lëshuar urdhra për mbledhje të materialeve që do të ndihmojnë hetimin. Në ekipin hetues sipas tij janë angazhuar pesë prokurorë. “Mund t’u garantoj se Prokuroria do të bëjë hetim të shpejtë, do të angazhojmë ekspertë nga të gjitha fushat, që të shohim edhe shkaqet edhe përgjegjësinë”, tha mes tjerash Kocevski.

 

 

Informacionet e para janë se vendi ku është organizuar festa fatale për të rinjtë nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk ka qenë adekuate për pranimin e aq numrit të madh të njerëzve, saqë thuhet se ka pasur, nga 1500-1700 persona.

Sipas gjetjeve fillestare, zjarri u shkaktua nga disa shkëndija të përdorura për efekte vizuale skenike, të cilat ndezën pjesën e çatisë prej materiali të ndezshëm” trarë druri”.

Advertisement