Connect with us

Rajon

Një ditë pas tragjedisë me 59 të vdekur në RMV, paralajmërohet për protestë në Koçan

Sot në orën 13:00 është paralajmëruar protestë në parkun e qytetit në Koçan, Maqedoni e Veriut, e cila po përhapet në rrjetet sociale dhe vjen pas aksidentit ku humbën jetën 59 persona.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook, shkruajnë mediat maqedonase.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Sot janë ulur flamujt në gjysmë shtizë për viktimat.

Transportoi të lënduarit nga zjarri gjatë gjithë natës, ndërron jetë shoferi i ambulancës në Koçan
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Koçan. Shoferi i njërës prej ambulancave në Koçan ndërroi jetë mbrëmë pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar personat e lënduar nga zjarri. Ai fjeti për të mos u zgjuar më, sipas medias vendase. Kolegët dhe punonjësit në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, të cilët ende janë të tronditur nga ngjarja, sot i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre.

Advertisement