Politike
Lojëra populiste/ Agron Shehaj kundër Dashamir Shehit për strategjinë e emrave në lista

Kreu i Partisë Mundësi e cilësoi populizëm instrumentin përdorur nga disa parti të vogla për të vënë emra fiktivë në listat e mbyllura në mënyrë që kandidatët e vërtetë të garojnë në listë të hapur.
Shehaj debatoi me Dashamir Shehin i cili garon në koalicion Djathtas për Zhvillim me Enkelejd Alibeaj teksa e cilësoi këtë instrument pa vlerë që zhvlerëson votën e qytetarëve.
“Ky është sistemi dhe këto lojëra që po vendosim familjarët në lista të mbyllura janë lojëra populiste pa vlerë që do zhvlerësojë votën e qytetarëve. Nuk funksionon një parti politike me familjarë, nuk ka asnjë justifikim, nëse shtojmë edhe marrëveshje për të marrë në moment të fundit përfaqësues të partive të tjera që për vite të tëra janë sharë dhe pastaj prishet pazari është një teatër i madh. Nuk është një fjalë goje të thuash që do japin dorëheqjen 12 kandidatë fiktivë”, tha Shehaj.

