Connect with us

Rajon

Emrat/ Policia greke ‘zbarkon’ në burg, kontrollohet qelia e 3 shqiptarëve të rrezikshëm

Autoritetet greke kanë kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informacioneve për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre. Bëhet e ditur se kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjec i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjecarin Edmond Perbasha nga Mirdita.

Siç raportohet Cato është person me precedentë të rëndë penale, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motorr u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti. Gjithashtu ai ka edhe precedent të mëparshëm për ngjarje të tjera. Ndërsa Edmond Perbasha, është i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”.

Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë. Po ashtu Gëzim Hamitit autoritetet greke i kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

Advertisement