Politike
Andi Bushati: PD ka humbur dhe ata e dinë, por nuk e pranojnë sepse…

Gazetari Andi Bushati deklaroi se opozita i ka humbur zgjedhjet dhe se PD e di mirë këtë gjë, por nuk do ta pranojë që të mos demotivohen komisionerët.
“Ambiguiteti i PD, thellë-thellë e dinë se ç’ju kanë bërë, por kanë hallin mos demotivohen numëruesit. Ata bëjnë gabimin e madh që i vënë fytyrën një paradoksi ligjërimi publik për 5 mijë komisionerë.
Këta vetëm po të jenë çmendur t’i njohin këto zgjedhje. Në Parlament të rrinë, por t’i pranosh këto zgjedhje si legjitime…
E kuptoni skandalin që ka ndodhur? Për herë të parë, SPAK i anglo-euro-amerikanëve, sapo ka certifikuar me task forcën një vjeçare, që Shqipëria zhvillon zgjedhje pa blerje vote, pa manipulim, pa blerje të bandave. Sipas SPAK, këtu zgjedhjet janë brilante”, tha ndër të tjera.

