Connect with us

Bota

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

Vizita e presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga aty, Trump zgjodhi të sulmojë sërish Europën.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore dhe “pa ne njerëzit në Evropë do të flisnin gjermanisht dhe japonisht”.

Franca dhe Rusia dhe të gjithë po festojnë fundin e luftës, përveç nesh. Por ne e fituam luftën. 

Ata ndihmuan, sigurisht, por pa ne do të flisnin gjermanisht, ndoshta edhe pak japonisht. Mendoj se bëmë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore“, vazhdoi ai.

Ndërkohë, që ai hapet për dialog me Kinën mbi tarifat, manjati nuk tregon shenja se dëshiron të ulë tensionet me Evropën, me deklaratën e fortë që bëri nga baza ajrore Al Udeid në Katar.

Por, sipas ish-kryeministrit Mario Draghi, “jemi afër një pike kthese“.

Advertisement