Politike
Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Edi Paloka dhe Klevis Balliu janë proceduar nga policia e Tiranës, pasi kanë kanosur me fjalë një gazetarë gjatë protestës së opozitës ditën e premte.
Sipas policisë, ishte gazetarja që ka kallëzuar dy përfaqësuesit e PD, të cilëve iu janë referuar materialet në SPAK.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë që në protestën e ditës së premte të PD, pati përplasje me gazetarëve, përfaqësuesve të PD-së dhe militantëve të kësaj partie.

