Connect with us

Politike

Gjokutaj: Dosjet ndaj Berishës dhe Belerit u fabrikuan! Gjyqtarja Gjoka ishte shkarkuar, por u fsheh

Avokati Genci Gjokutaj ka hedhur akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin ‘Berisha’ si një provë e gjallë e dështimit të reformës në drejtësi. Në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, Gjokutaj tha se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila miratoi masën e arrestit pa kaluar në Kuvend dhe rrëzoi çdo kërkesë të mbrojtjes, është tashmë nën procedim penal për falsifikim formularësh, por kjo ka ndodhur vetëm pasi ajo “mbaroi punë me opozitën”.

Genci Gjokutaj: Shiko çfarë ndodh. Ne me këtë çështje kemi dokumentuar jo vetëm shkelje, por kemi bërë autopsinë e reformës në drejtësi. Çfarë ka ndodhur? Kjo e filloi, ju e dini, që e çoi direkt në arrest pa e çuar në Kuvend, masën e zotit Berisha. Dhe kjo ka pranuar 100% kërkesat e prokurorit dhe ka rrëzuar 100% kërkesat tona në hetim paraprak. Dhe ne kemi kërkuar përjashtimin dhe ne kemi denoncuar këtë që këta pasi mbaroi punë me Berishën ajo, pasi mbaroi punë me Fredi Belerin, pasi mbaroi punë me të gjithë, sot kanë njoftuar që kanë filluar procedim penal ndaj Irena Gjokës për falsifikim formularësh.

Por që të fillosh për falsifikim vulash dhe formularësh, ti duhet të validosh vendimin e dënimit, sepse ai vendim dënimi e ka bërë falsifikatore në Shqipëri. Ne i kemi marrë me apostile edhe SPAK-u vetë me apostile punon. Dhe ata duhet të bëjnë urgjentisht letër-porosinë tani. Ta marrin në çdo lloj forme të duan. Çfarë ndodhi? E keni parë atë shkresën që kam bërë publike unë që në datë 20 konceptohet dhe bëhet urdhri për vendimin që do jepej më datë 21.

Arbej Kraja bën shkresën më datë 20 dhe ia çon Met Rrumbullakut për ekzekutim, ndërkohë që vendimi është dhënë të nesërmen dhe brenda trupit të një shkrese është data kur është bërë shkresa dhe data e vendimit që është një ditë mbrapa. Kjo është prova e afërmendëshit. Por nuk ka provë… është një detaj i vogël që tregon të gjithë.

KLGJ-së, i çojmë në dhjetor të 2023 dhe i themi: Ka në databasen e KLD-së… Po thotë, me vendim të kryetarit të KLD-së, është shkarkuar për paaftësi në punë, Irena Gjoka.

Më datë 21 ja bën Kuvendi kërkesën. Mirëpo, kur erdhi puna tek Kuvendi, i njëjti firmëtar, e njëjta KLGJ thotë se nuk kemi në database të dhëna.

Pse? Sepse e kuptuan që do të plaste në Parlament kjo dhe do të fillonte procedura parlamentare. E kuptoni… I njëjti person firmos, njëherë jep referencë, e më mbrapa nuk ka database thotë.

Është i kapur apo nuk është i kapur Këshilli i Lartë Gjyqësor?  

Advertisement