Connect with us

Bota

Çmenduri/ Inteligjenca Artificiale “ndan” çiftin e njohur pak para dasmës

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka ka mbaruar midis Luca Onestini dhe Aleska Genesis.

Influencuesi i njohur zbuloi detajet në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke shprehur tronditje për mënyrën e ndarjes.

“Ajo pyeti ChatGPT nëse ia vlente që të ishte me mua. Si mundi ta bënte këtë? Isha kaq i dashuruar, kaq i mashtruar, sa nuk arrita ta shoh se cfarë po ndodhte? Nuk e di nëse po ëndërroj, nëse është një makth… çfarë është?”, pyeti ai me mosbesim.

Ish-konkurrenti i Big Brother në Itali megjithatë, këmbënguli të shpjegonte në detaje se çfarë ndodhi mes tyre dhe në mediat sociale ai lëshoi një ankesë në të cilën shpjegoi se ish-i i tij i kishte kërkuar robotit këshilla për të ardhmen e tyre.

“Ku kemi mbërritur kështu? Po i kërkon inteligjencës artificiale këshilla për lidhjen?… çfarë dreqin… është kjo!” Sakaq, në profilin e tij në Instagram, ka shkruar: “Mjaft me princesha në jetën time.”

Ndërkaq, OpenAI njoftoi se ChatGPT tani do t’u kujtojë përdoruesve të bëjnë një pushim nëse e gjejnë veten në një bisedë veçanërisht të gjatë me këtë chatbot të Inteligjencës Artificiale.

Karakteristika e re është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për t’i bërë përdoruesit të kultivojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me asistentin me Al.

Njoftimi i kompanisë sugjeron që njoftime do të shfaqen në ekran, që përdoruesit do të duhet të klikojnë ose prekin për të vazhduar përdorimin e ChatGPT.

“Keni biseduar për një kohë, a është tani momenti për një pushim?”, thuhet në njoftim. Sistemi është i ngjashëm me njoftimet që lojërat e Nintendo Wii dhe Switch shfaqin kur lojtarët i luajnë ato për një kohë të gjatë.

Advertisement