Rajon
Akuzon Kroacinë, rri pranë NATO-s dhe i shkel syrin Rusisë/ Vuçiç: Jemi neutralë
Lidhur me deklaratën e kryeministrit malazez Milojko Spajić se është në interes të vendit që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, presidenti Aleksander Vuçiç tha se Serbia ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe se është veçanërisht e vetëdijshme për këtë për shkak të KFOR-it, por se nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë organizate më të gjerë ushtarake, duke perseritur refrenin se nuk deshiron të jete pjesë e ndonjë organizate më të gjerë ushtarake, por te jete neutral dhe te forcoje ushtrine.
Ai deklaroi gjithashtu se të gjithë në rajon “ndërhyjnë me lehtësi dhe papërgjegjësi të padurueshme në punët e brendshme të Serbisë”.
Lidhur me negociatat e pranimit në BE, Vuçiç tha se nuk e dinte nëse Kapitulli 3 do të hapej, por akuzoi indirekt Kroacine, e cila sipas tij do ishte gjithmone kunder Serbisë, ndersa duke folur per zhvillimet globale, presidenti serb u shpreh se shume gjëra po ndryshojnë në botë.