Kronike
Aksidenti në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.
Nga aksidenti dyshohet të jenë plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

