Connect with us

Politike

Rama “frikëson” punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: E pagëlltitshme ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet

Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.

“Se ç’më panë sytë dhe ç’më dëgjuan veshët në historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe pastaj ata të cilët i japin këto, të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Domethënë, është e pabesueshme dhe kjo nuk mund të ndodhë më. Kurrë! Prandaj kush ka një tavolinë dhe është ulur në një karrige në një zyrë, duhet ta dijë mirë që puna e tij apo e saj, është t’i çojë punët përpara. Nuk është të thotë lëre se është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.

Advertisement