Politike
VIDEO/ “As Bill Klintoni s’ka vilë të tillë” – Zbulimi i profesor Pilinçit: Bombën e vuri vetë doktor Mziu

Në qendër të diskutimit të fundit të profesor Pëllumb Pilinçit ka qenë shpërthimi me eksploziv në vilën e doktor Xhelal Mziut në Kamëz. Në një video të shpërndarë në kanalin e tij, profesor Pilinçi thotë se si vila e doktor Xhelalit nuk ka as Bill Klintoni në Amerikë, i cili ka qenë president për 8 vite dhe jeton në një shtëpi 4+1.
Profesor Pilinçi shton më tej se bomba është një provokim dhe e ka vënë vetë doktor Xhelali që të bëhet e madhe dhe të tërheqë vëmendje.”
“A mund të na tregoni vilën e atij, zotëni. A e shihni këtë vilë, zotëni? E Klintoni që ka qenë president i Amerikës për 8 vjet, që ai hapi luftën në Kosovë, çliroi Kosovën, nuk e ka këtë vilë. Ka një shtëpi me katër dhoma një kuzhinë, në të djathtë ka një shqiptar, në të majtë ka një izraelit. Pra, fytyrat e këtyre që kanë vila, që janë bërë doktora e profesora dhe u bëka e madhe në të gjithë televizionet, sepse sot nuk kishte gjë tjetër vetëm flisnin për këtë zotëninë që i kanë vënë. Ajo është një provokim. Ai e ka vënë vetëatë bombën, që të bëhet e madhe, që të njihet.” – shprehet Pilinçi në kanalin e tij.
Më tej profesor Pilinçi siguron shqiptarët se doktor Xhelali nuk do ta shijojë atë vilë, sepse do futet në burg dhe nuk do të dalë më dhe kjo, sipas tij, është bërë falë mbështetjes së Sali Berishës.
“Ai zotëri ka shkuar mbi 8 herë në SPAK. Ajo fytyrë jo që nuk do të ketë atë vilën, por nuk besoj të dalë dhe nga burgu për krimet që kanë bërë, për vjedhjet që kanë bërë. Këtë ke bërë Sali Berisha.” – përfundon profesor Pilinçi.

