Connect with us

Aktualitet

“I do emigrantët shqiptarë…”/ Fotoja virale e kryebashkiakut të sapo zgjedhur të New York-ut duke bërë shqiponjën

Zohran Mamdan, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, është fotografuar duke bërë shqiponjën me komunitetin shqiptar, një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Fotot janë realizuar nga fotografi Erzen Gashi, një shqiptar me origjinë nga Kosova dhe Mali i Zi, i lindur në Slloveni dhe i rritur në SHBA, i cili ka ndjekur fushatën elektorale të Mamdan gjatë takimeve me emigrantët shqiptarë.

Gashi tregoi për Top Channel se gjatë takimit, Mamdan u tregua i hapur dhe i afërt me shqiptarët, duke shfaqur interes për komunitetin dhe për mënyrën sesi ata jetojnë dhe kontribuojnë në qytet. Ai vlerësoi gjithashtu se kryebashkiaku i ri është i qetë dhe i lehtë për t’u afruar, gjë që krijoi një atmosferë pozitive gjatë takimit.

Gashi ka bërë të ditur se i ka dorëzuar fotot dhe videot e këtij takimi, duke lënë mundësi për bashkëpunime të mëtejshme me zyrën e kryebashkiakut.

“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë. Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të.

Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë. Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj,” tha fotografi Erzen Gashi.

Advertisement