Kosova
Vuçiç zbulon sekretin: Rreth 15 për qind e serbëve besojnë se kanë baballarë shqiptarë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar në një intervistë të fundit se rreth 15 për qind e qytetarëve serbë besojnë se babai i tyre është shqiptar, dhe ka shtuar se kjo përqindje ka ardhur pas analizimit të statistikave demografike në Serbi.
“A e dini që 15 për qind e serbëve vërtetë besojnë se babai i tyre është shqiptar?”, ka theksuar Vuçiçi gjatë një bashkëbisedimi me një grup gazetarësh në Beograd.
Kjo deklaratë ka ardhur në kontekstin e vlerësimeve të Vuçiçit mbi perceptimet e qytetarëve.
Në përpjekje për të shtypur kritikën ndaj qeverisjes së tij, ai ka përdorur këtë shembull për të ilustruar, sipas tij, naivitetin e një pjesë të qytetarëve në Serbi.
“Edhe kur marrim, për shembull, raportin e zgjedhjeve, i cili është rreth dyqind faqe… A mendoni vërtet se dikush tjetër përveç meje e lexon? Askush nuk e lexon – është aty para të gjithëve. Askush nuk e shikon. Ata shikojnë një tabelë se si do të dukeshin zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot, dhe ky është i vetmi element që shikojnë. Kaq”. – deklaroi Vucici