Politike
Tensione në Kuvend, PD pengon nisjen e seancës plenare, ulen në vendet e kabinetit qeverisës
Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit. Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin.
Opozita kaos në Kuvend, zaptojnë karriget e kabinetit! Berisha live u jep urdhra “të vetëve”: Ngjituni lart
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është futur live në facebook nga Kuvendi ku deptuetët po pengojnë fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdha duk u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave. Ndër të tjera, ai u thotë gardistëve se do të përballen me pasoja të rënda nëse prekin me dorë deputetët.“(Berisha dëgjohet t’i japë “të vetëve” urdha për të shkuar lart, tek pjsa ku qëndron kabienti i ministrave “Shkoni lart”). Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda. Dorëzoni Agasin”, tha ndër të tjera Berisha.Opozita përplasje me gardën, Bardhi: Mos i prekni deputetët me dorë, Suel Çela nuk jep urdhra këtu
Deputetët e opozitës po përplasen me gardistët, ndërsa kanë zënë vendet e kabinetit. Gazment Bardhi u tha gardistëve të mos i prekin deputetët me dorë, duke akuzuar se Suel Çela nuk jep urdhra në Kuvend.Kaos në Kuvend, Klevis Balliu hipën mbi tavolinë për të kaluar tek vendi i ministrave! Gardisti e tërheq zvarrë
Deptuetët demokratë po pengojnë nisjen e seancës plenare teksa janë ulur në karriget e ministrave të qeverisë. Salla është kthyer në kaos ndërsa një moment deputeti Klevis Balliu është filmuar duke tentuat të hipë mbi tavolinë për të kaluar në vendin e ministrave, por një prej gardistëve e tërheq duke mos e lënë të kalojë.Kaos në parlament, Këlliçi ndez flakadanë në sallë! Demokratët hedhin ujë e shishe në drejtim të Niko Peleshit
Deputeti i PD Belind Këlliçi në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.Një grumbull deptuetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.Endri Shabani betohet si Avokat Populli mes kaosit të opozitës, i përshëndet me puthje dhe largohet nga salla
Endri Shabani betohet si Avokat Populli mes kaosit të opozitës, i përshëndet me puthje“Zogu i Belindës”/ Berisha paralajmëron ministrin Pirro Vengu: Ike dhe ti, e ke gati 👇Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e PD kanë zënë vendet e ministrave dhe nuk lejojnë që të largohen. Ndërkohë Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Mbrojtjes, duke e quajtur ata si “Zogun e Ballukut” “Zogu i Belindës, ike dhe ti gati e ke, Ke dy jo një”, tha Sali Berisha.
Berisha-Spiropalit: Ka ardhur me të bardha kjo. Ministrja: S’kam ardhur për ty
Berisha: Ka ardhur me të bardha kjo – Spiropali: Nuk kam ardhur për ty
Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, demokrati Klevis Balliu përjashtohet nga seanca 👇😱 Noka i hedh ujë gardistit, përjashtohet nga seanca 👇😱
Deputeti demokrat Klevis Balliu përjashtohet nga seanca plenare.
Opozita ka shkaktuar kaos në Kuvend duke zaptuar karriget e ministrave. Ata kanë rrëzuar karrigen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Balliu pavarësisht se është përjashtuar nga seanca, vijon revoltën së bashku me deputetët e tjerë.
Noka i hedh ujë gardistit, përjashtohet nga seanca
‘Pa dorëzuar Ballukun e Agasin s’ka parlament normal!’ Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, debat me ministrat
“Dorëzoni Belindën dhe Agasi që të ketë një parlament normal. Parlament nuk mund të ketë pa dorëzuar Lubinë dhe Agasin”
Kjo është kërkesa e deputetëve të PD-së të cilët kanë zaptuar podiumin e ministrave dhe ndodhen para foltores dhe nuk pranojnë të nisë kuvendi pa dorëzuar zv/kryeministren Balluku dhe biznesmenin Ergys Agasi, njeri I afërt me Edi Ramën para drejtësisë.
SPAK ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për të vijuar më pas procedurat për të kërkuar arrestimin e saj pasi po hetohet për 8 tendera. Opozita akuzon kryeministrin Rama se po mbrojnë Ballukun për të mos e arrestuar.
Ndërkohë Ergys Agasi akuzohet se së bsahku me një biznesmen tjetër dhe 6 të tjerë, mes tyre dhe drejtoreshën e AKSHI-t kanë vepruar si grup I strukturuar kriminal.
Deputetët e PD-së kanë debatuar me ministrat për disa momente.
Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim ndërsa kërkoi largimin e Klevis Balliut.
Kuvendi mbyllet pas kaosit, Berisha: Nuk ka Parlament me ata që zbatojnë moton vidh dhe ik
Sali Berisha ka folur pas kaosit në Kuvend.
“Beteja jonë është për ligjin, kushtetutën dhe shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Balluku nuk vjen në kuvend të informojë për pazarin, siç pata njoftuar tre ditë më parë, se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetë së tij, mes Lindës dhe Lubisë dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik nuk ka dhe nuk mund të ketë. ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.