Politike
Abilekaj: Më e mira është që kjo qeveri të largohet në këtë moment sa pa shpërthyer dhuna e njerëzve të pakënaqur
Analisti Enton Abilekaj është shprehur se si parlamenti ashtu edhe qeveria kanë humbur çdo lidhje me interesat e qytetarëve.
Sipas tij, niveli i vjedhjeve dhe abuzimeve ka arritur përmasa të paimagjinueshme, ndërsa pasuritë publike dhe të dhënat më sensitive të shqiptarëve janë lënë në duar të dyshimta përmes tenderëve dhe koncesioneve sekrete. Abilekaj paralajmëroi se një qeveri e tillë, e zhytur në babëzi dhe korrupsion, nuk mund të vazhdojë më dhe se largimi i saj është i domosdoshëm për të shmangur shpërthimin e revoltës qytetare.
Enton Abilekaj: Besoj që parlamenti, si qeveria, në gjithë kjo mazhorancë, tashmë është e qartë që nuk mund të rrijë, të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë, sepse shqiptarët nuk besoj se akoma mendojnë ose besojnë që interesat e mazhorancës, interesat e qeverisë, përputhen me interesat e tyre. Përkundrazi. Kemi parë tani se si vjedhjet kanë arritur në nivele të tilla të paimagjinueshme. Se si në çdo punë që ata mundohet ta shesin dhe organizojnë gjithë mediat që paguajnë për ta shitur, janë ata që përfitojnë dhe jo publiku. Dhe në të gjitha punët publike, në të gjitha ato që shohim dhe nuk shohim, që nga infrastruktura dhe deri te AKSHI, deri te AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit…që është shumë e rëndësishme që ka të dhënat më sensitive të shqiptarëve. Ne shohim që jo vetëm janë vjedhur, por ka arritur deri aty sa të dhënat tona më të rëndësishme, sekret shtetërore, të dhëna personale tonat, kanë rënë në duar banditësh që sot nuk janë më në Shqipëri. Po. Dhe që ne nuk mund t’i heqim dot nga duart sepse këto janë tendera dhe koncesione të cilat vazhdojnë. Sekrete, në pjesën më të madhe.
Dhe ne sot, sot kemi të dhënat sensitive në dorë të një njeriu që ka ikur nga Shqipëria dhe nuk e di ku ka shkuar. Nuk e dimë çfarë bën ai me serverat e tij, dhe se a mund të negociojë ai me këto të dhëna diku në një shtet tjetër i cili mund të jetë dhe armik ndaj Shqipërisë. Ne nuk i dimë këto. Ne dimë që jemi viktima të një hajdutërie dhe babëzie të paparë ndonjëherë jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës.
Kështu që nuk besoj se ka kuptim që kjo qeveri kaq e babëzitur dhe kaq hajdute, se kudo që të jetë, largohet vetë, dhe nuk pret që të iki me dhunë. Në qoftë se këta po presin që mendojnë që dhuna e kartonëve do të jetë më e madhe sesa dhuna që mund të ushtrojnë njerëzit e vjedhur, e kanë gabim. Provoja ka treguar që dhuna e njerëzve të të vjedhur dhe të frustruar siç thoni juve, në momentin që shpërthen nuk ka më limite.
Kështu që besoj…është e mira e të gjithëve që kjo qeveri të largohet në këtë moment ende pa shpërthyer dhuna e njerëzve të të frustruar dhe të pakënaqur që po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre.