Politike
Gent Strazimiri: Opozita po drejton revoltën e qytetarëve
Realiteti politik në Shqipëri, i dominuar nga një qeverisje e lidhur me krimin, dikton nevojën për një reagim të drejtpërdrejtë nga ana e qytetarëve.
Në një intervistë deputeti i PD-së Gent Strazimiri thotë se opozita po drejton revoltën e qytetarëve përballë qeverisë Rama të cilën ai e quan bandë .
“Unë mendoj se sot nëse do të ishim në një vend normal, secili prej atyre që drejtojnë këtë vend prej 13 vitesh duhej të ishin fshehur dhe duhej të ishin larguar. Opozita po drejton revoltën e qyetarëve. Nuk ka asnjë shans që populli të mos na bashkangjitet. Janë të numëruara ditët e kësaj bande në pushtet” tha Strazimiri
Opozita artikuloi hapur idenë e protestimit jo vetëm para Kryeministrisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, por edhe në Surrel, ku ndodhet rezidenca private e Kryeministrit Rama.
Sipas Strazimirit, Surreli nuk është thjesht një vendbanim, por epiqendra operative ku ndahen tenderat dhe merren vendimet strategjike për fatin e vendit.
“Une mendoj se Surreli është vendi I duhur. Do më pelqente të shkonim atje ku është selia e vërtetë e krimit dhe keqqeverisjes së këtij vendi. Surreli është selia e vërtetë ku ndahen tenderat dhe vendoset cilit ministër do I pritej koka. Çfarë do të bëhet me SPAK, çfarë do të bëhet me një gjyqtar apo një prokurori. Nëse do të ishin rrethanat logjitstike unë I pari do të drejtohesha drejt Surrelit ” nënvizoi ai.
Strazimiri ftoi të gjithë shqiptarët të dalin në shesh për të mos lejuar më vjedhjet që qeveria po bën.
“Të gjithë në shesh t’i bllokojmë të mos lejjmë të vjedhin më”
Për Strazimirin, beteja e sotme nuk është vetëm për pushtet, por për të shpëtuar strukturën e shtetit nga kolapsi total që sjell modeli ekonomik i bazuar në korrupsion dhe trafiqe.