Politike
Vizita në SHBA, Agron Shehaj: Të korruptuarit mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë
Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është ftuar për të zhvilluar takime, kësaj radhe në rezidencën Mar-a-Lago, të presidentit amerikan Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj tregon se në takimet me kongresmenë amerikanë është folur edhe për problemet që Shqipërinë e pengojnë të zhvillohet si dhe për projektin politik të Partisë Mundësia në lidhje me të ardhmen e shqiptarëve.
“Përgjigja është shumë e thjeshtë në fakt: Shqipëria i ka të gjitha, e vetmja pengesë është një klasë politike e korruptuar që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të ngulim këmbë, nuk duhet të pajtohemi me të kaluarën. Duhet të kërkojmë ndryshimin.
Duhet të ngulim këmbë, nuk duhet të pajtohemi me të kaluarën. Duhet të kërkojmë ndryshimin”.
Lidhur me vendimin e mazhorancës e cila e rrëzoi me 82 vota sot në Parlament kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Shehaj thekson në mesazhin e tij se kjo pritej, por se kryeministri Edi Rama sipas Shehajt nuk do ia dalë ta ndalojë drejtësinë nga hetimi i korrupsionit të pushtetarëve.
“Asgjë që nuk pritej. Të korruptuarit do mbrojnë njëri-tjetrin, pushtetin e tyre, me çdo formë, me çdo kusht. Por sado pengesë të bëhen, çfarëdo që të shpikin, sado kohë të fitojnë, drejtësisë nuk do i shpëtojnë dot.
Reforma në Drejtësi u bë për shqiptarët, jo për të mbrojtur të korruptuarit. Dhe nuk do dështojë. Shqipëria do jetë një vend normal, një vend Perëndimor”.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
Sot pata nderin dhe mundësinë të jem i ftuar në Mar a Lago, ku më shumë se për problemet e Shqipërisë, u mundova të flisja për zgjidhjen, për të ardhmen e Shqipërisë.
Një kongresmen më pyeti i habitur “çfarë e pengon Shqipërinë që të zhvillohet?”
Përgjigja është shumë e thjeshtë në fakt: Shqipëria i ka të gjitha, e vetmja pengesë është një klasë politike e korruptuar që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë.
Iu fola për projektin tonë politik, iu fola sigurisht edhe për vështirësitë, por mbetem i bindur që kjo është zgjidhja e duhur.
Duhet të ngulim këmbë, nuk duhet të pajtohemi me të kaluarën. Duhet të kërkojmë ndryshimin.